Stoltenberg: Shqipëria avokate e fortë për Portën e Hapur të NATO-s

2019-10-29 10:11:20 CRI Komenti juaj Printoni

Pas takimit që presidenti Ilir Meta zhvilloi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ky i fundit në konferencën e përbashkët për shtyp vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s në këto 10 vite.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se "ju jeni pjesë e misionit të Stërvitjes, Ndihmës dhe Këshillimit që NATO ka në Afganistan, për të ndihmuar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe gjithashtu jeni pjesë e pranisë së shtuar ushtarake në rajonin e Balltikut, duke dërguar disa trupa ushtarake dhe forca në grupin tonë të taktikës në Letoni. Dhe të gjitha këto tregojnë përkushtimin e fortë të Shqipërisë ndaj Aleancës sonë. Dhe NATO është, gjithashtu, e përkushtuar ndaj Shqipërisë".

Stoltenberg nuk harroi të përmendte edhe faktin se Shqipëria vitin tjetër merr kryesimin e OSBE-së ku sipas tij "Shqipëria do të ketë një rol të rëndësishëm në sigurinë ndërkombëtare".

Ndërkaq NATO dhe Shqipëria janë duke punuar për ngritjen e një baze ajrore për aleancën, në qytetin e Kuçovës. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore