Veliaj u prezanton turisteve kinezë nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit

2019-10-28 16:09:32 CRI Komenti juaj Printoni

Teksa krebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shoqëruar nënkryetarin e bashkisë së Pekinit, Lu Yan,përgjatë sheshit "Skënderbej", janë takuar me një grup turistësh kinezë. Tirana gjatë gjithë muajve të vitit vizitohet nga një numër i madh turistësh kinezë, të cilët ditën e sotme u përballen me këtë surprizë të veçantë në kryeqytetin shqiptar.

Shoqëruar me batuta dhe të qeshura, kryebashkiaku Veliaj u ka shpjeguar turistëve kinezë praninë në Tiranë të përfaqësuesve të Bashkisë së Pekinit, në kuadër të Forumit "17 + 1".

Përpos bisedës së shkurtër me nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit, nuk mund të mungonte edhe një fotografi, e preferuara e çdo turisti, për të fiksuar këtë moment të veçantë.

(Lajmi nga https://shqiptarja.com/lajm/batutat-veliaj-u-prezanton-turisteve-kineze-nenkryetarin-e-bashkise-se-pekinit)

Mrekulli
Lajmet Kryesore