Shqipëri, buxheti 2020 mbështetje arsimit dhe shëndetësisë

2019-10-28 10:19:41 CRI Komenti juaj Printoni

Projektbuxheti i vitit 2020 do të vijojë mbështetjen e sektorëve të përcaktuar tashmë si prioritar nga qeveria shqiptare, si arsimi dhe shëndetësia.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur javën e kaluar, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi mbështetjen buxhetore për këto dy sektorë.

"Projektbuxheti për vitin 2020 ka kaluar në Këshillin Strategjik dhe gjatë kësaj jave do të kalojë në të gjitha fazat e tij formale. Ky buxhet në raport me të ardhurat ka një rritje e lidhur dhe e ndikuar drejtpërdrejt nga rezultatet e këtij viti dhe parashikimet e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm", theksoi ministrja Denaj.

Më tej, ajo bëri të ditur se edhe sektori i shëndetësisë do të mbështetet, ndërsa vuri në dukje se mbështetja buxhetore për këtë sektor në nivelet e përqindjes ndaj GDP-së është më i ulët se vendet e rajonit, por theksoi ajo, po synohet rritja mbi 3%.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore