Forumi i 3-të mes Kinës dhe EQL-së, diskutohet për lehtësimin e tregtisë

2019-10-28 10:03:13 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata Doganore Shqiptare ishte pjesë e forumit të 3-të që u mbajt në Sopot- Gdansk, të Polonisë vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës.

Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore, është një iniciativë për të promovuar marrëdhëniet e biznesit dhe investimeve midis Kinës dhe 17 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore CEEC, ku marrin pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hecergovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Slovakia dhe Sllovenia.

Shkëmbimi i informacionit, por dhe komunikimi midis administratave doganore të këtyre vendeve vlerësohet si shumë e rëndësishme për lehtësimin e tregtisë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore