Erion Veliaj pret nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit Lu Yan

2019-10-25 11:19:28 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi "17 + 1" i kryetarëve të bashkive të vendeve anëtare të kësaj nisme në edicionin e tij të katërt zhvillohet në Tiranë, me objektiv zgjerimin e bashkëpunimit mes Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.

Me këtë rast, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti delegacionin kinez të drejtuar nga Nënkryetari i Bashkisë së Pekinit, Lu Yan, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit miqësor midis Këshillit të Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare të Pekinit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Ai theksoi se "Eshtë një kënaqësi e veçantë që mikpres në Tiranë miqtë nga Pekini, nënkryetarin e Bashkisë, delegacionin e tij, drejtues të ndërmarrjeve publike të Pekinit, që ndodhen në Tiranë për takimin e përvitshëm 17+1, në formatin e kryetarëve të bashkive. Jam i lumtur që të dy bashkë do të mikpresim dhe kryetarë bashkish nga i gjithë rajoni dhe besoj se po hapim një faqe të re bashkëpunimi të Shqipërisë me Kinën"

Sipas Veliajt ky është një takim i rëndësishëm, por më i rëndësishëm është zbatimi i vendimeve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit që do të arrihen në të.

Nga ana e tij nënkryetari i Bashkisë së Pekinit falënderoi kryebashkiakun Veliaj për organizimin madhështor të Forumit 17+1, që këtë vit mbahet në Tiranë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në shenjë mirënjohje, por edhe të vijimit të miqësisë mes dy qyteteve, i dorëzoi nënkryetarit të bashkisë së Pekinit, Lu Yan, Çelësin e Qytetit.

Pas kësaj ceremonie mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë u hap ekspozita fotografike "Pekini i mrekullueshëm", me pamje nga monumentet kryesore historike dhe kulturore të kryeqytetit kinez, organizuar nga Zyra për Kulturën dhe Turizmin e Bashkisë së Pekinit.

Manifestimi kulturor vijoi me një koncert me 13 pjesë baleti të performuara nga artistët e Akademisë së Baletit të Pekinit, ku ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nënkryetari i Bashkisë së Pekinit Lu Yan, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding, diplomatë të huaj, si dhe qytetarë të shumtë. Pjesmarrësit duartrokitën pjesët e baletit që pasqyruan traditën e pakicave kombëtare të Kinës, si dhe u përshëndetën nga një valle e interpretuar nga balerinat e Teatrit Kombë tar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë .

Eda Merepeza

Mrekulli
Lajmet Kryesore