Shtohet numri i turistëve kinezë në Bosnjë-Hercegovinë

2019-10-24 09:31:29 CRI Komenti juaj Printoni

 

Gjithnjë e më shumë turistë kinezë po udhëtojnë për në Bosnjë-Hercegovinë.

Shifrat zyrtare tregojnë se numri i turistëve kinezë në Bosnjë është dyfishuar gjatë 12 muajve të fundit, duke arritur në më shumë se 10 mijë.

Turisti Lin Disheng thotë se arsyeja kryesore është marrëveshja mbi vizat:

"Arsyeja e parë për ne janë vizat. Në dhjetë vjetët e fundit Kina është zhvilluar shumë shpejt dhe shumë njerëz kanë para të mjaftueshme për të ardhur këtu. Çmimet këtu janë shumë të arsyeshme për ne. Vendet e tjera në Europë janë shumë të shtrenjta."

Bosnjë-Hercegovina është bërë vendi i dytë europian, pas Serbisë, që ka hequr vizat për shtetasit kinezë.

Shumë prej turistëve kinezë janë të rinj që studiojnë në Europë, ndërsa të tjerë vijnë prej qyteteve nga mbarë Kina për të kaluar pushimet.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore