Rusia dhe Turqia miratojnë memorandumin mbi situatën në Sirinë Veriore

2019-10-23 09:29:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se një marrëveshje e arritur mes Rusisë e Turqisë nënkupton përfundimin e mësymjes turke në Sirisë Verilindore.

Marrëveshja u arrit nga presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan të martën.

Ajo i lejon trupat ushatarake turke të qëndrojnë në zonat në verilindje të Sirisë që kanë kapur që nga fillimi i mësymjes më 9 tetor.

Sipas marrëveshjes, luftëtarët kurdë do të tërhiqen nga zona kufitare 30 km e gjerë deri në orën 12:00 të së mërkurës sipas orës vendore.

Kryediplomati rus tha se, pas kësaj, Rusia dhe Turqia do të patrullojnë së bashku në këtë zonë.

Sipas marrëveshjes, trupat ruse dhe ushtria siriane do të kontrollojnë pjesën tjetër të kufirit siriano-turk. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore