Kryeministri spanjoll viziton policët e plagosur në Barcelonë

2019-10-22 09:57:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi oficerët e plagosur të policisë në Barcelonë, të cilët u lënduan gjatë javës së dhunës që pasoi me burgimin e nëntë liderëve separatistë katalanas.

Nga kjo përleshje u plagosën rreth 290 oficerë policie.

Sanchez u prit nga protestuesit pro-separatistë kur po largohet nga spitalet.

Ata qëndruan të qetë, ndërsa kërkonin lirimin e udhëheqësve separatistë.

Gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë, Sanchez nuk do të takohet me kreun katalanas Quim Torra.

Ai tha se nuk do të takohet me Torra-n, nëse ky i fundit nuk e dënon dhunën.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore