Trump:Trupat amerikane nuk do të largohen menjëherë nga Siria

2019-10-22 09:46:08 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një prani të kufizuar ushtarake në Siri për të mbrojtur puset e naftës, por ai nuk dha detaje në shifra.

"Mendoj se nuk është e domosdoshme përveç mbrojtjes së naftës - në një seksion pak më ndryshe, por garantuam sigurinë e naftës. Dhe, arsyeja tjetër - rajoni, ku jemi kërkuar nga Izraeli dhe Jordani për të lënë një numër të vogël trupash është një seksion krejtësisht i ndryshëm i Sirisë, afër Jordanit dhe afër Izraelit".

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper konfirmoi se ka diskutime për mbajtjen e disa trupave në verilindje të Sirisë afër fushave të naftës me Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët.

Rregullimi i fundit i trupave vjen më pak se dy ditë pas planit të Pentagonit për të pozicionuar përsëri afro 1000 trupa amerikane nga Siria verilindore në Irakun perëndimor.

Kjo shënoi gjithashtu përmbysjen e fundit të politikës së tërheqjes së administratës Trump në Siri.

Dhjetorin e kaluar, Shtëpia e Bardhë urdhëroi 2000 trupa amerikane të largoheshin menjëherë nga Siria, por më vonë mbajtën rreth 1000 trupa në vend.

Mrekulli
Lajmet Kryesore