Shqipëria vijon përgatitjet për Kampionatin Botëror të Futsallës "Lituani 2020"

2019-10-22 09:32:55 CRI Komenti juaj Printoni

 

Shqipëria vijon me përgatitjet për raundin e dytë eliminator të vlefshëm për Kampionatin Botëror të Futsallit "Lituani 2020".

Në muajin janar, skuadra e trajnerit Erind Resuli, bëri histori duke u kualifikuar për në fazën e dytë të eliminatoreve të botërorit, pasi mundi Greqinë dhe San Marinon, gjatë turneut të zhvilluar në Shkup.

Më datë 21 tetor i gjithë grupi do të udhëtojë drejt Rumanisë. Ndeshja e parë për kuqezinjtë është më 23 tetor, në orën 15:30 ndaj Kazakistanit.

Një ditë pas ndeshjesh me kazakët, vjen përballja me Rumaninë e cila do të luhet në orën 18:00. Grupi 5 kualifikues, do të mbyllet me përballjen ndaj Holandës në datë 26 tetor, në orën 15:30. (ATSH) 

Mrekulli
Lajmet Kryesore