Ambasadori Zhou Ding takon zv.ministrin shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme

2019-10-21 16:36:09 CRI Komenti juaj Printoni

Më 15 tetor, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me koordinatorin kombëtar të Shqipërisë për marrëdhëniet midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, njëherësh zv.ministër për Europën dhe Punët e Jashtme Etjen Xhafaj.

Të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe "Bashkëpunimin 17+1". Në këtë takim ishte i pranishëm këshilltari politik Bai Yunbing dhe pjesëmarrës të tjerë.

Ambasadori Zhou përshëndeti zhvillimin e suksesshëm të një sërë aktivitetesh kremtuese me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë, duke theksuar se ato krijojnë një atmosferë të mirë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Të dyja palët duhet të forcojnë besimin reciprok politik dhe të garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si dhe të nxisin arritjen e rezultateve të bashkëpunimit në mekanizmin e "Bashkëpunimit 17+1". Ai shprehu shpresën që Forumi i kryebashkiakëve të kryeqyteteve "17+1" të arrijë sukses dhe të nisë sa më parë "Qendra për Zhvillimi Rinor 17+1".

Nga ana e tij, z.Xhafaj tha se pala shqiptare i kushton rëndësi miqësisë 70 vjeçare me Kinën dhe shprehu shpresën e arritjes së më shumë rezultateve në marrëdhëniet dypalëshe. Ai tha se Shqipëria është e angazhuar të shtojë bashkërendimin dhe të forcojë bashkëpunimin dypalësh ose shumëpalësh. Pala shqiptare dëshiron të japë kontribut aktiv për zhvillimin e thellë të mekanizmit të "Bashkëpunimit 17+1". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore