Ambasadori kinez Zhou Ding takon kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja

2019-10-21 17:11:09 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding pati të enjten e kaluar një takim me kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Të dyja palët diskutuan mbi shkëmbimet e bashkëpunimin në nivel pushtetesh vendore.

Ambasadori Zhou u shpreh që miqësia kino-shqiptare ka një histori të gjatë dhe Elbasani ka një lidhje të pandashme me Kinën. Në vitet '60-'70 të shekullit të kaluar, shumë teknikë dhe inxhinierë kinezë kanë qenë në Elbasan, duke dhënë kontribut për ndërtimin industrial dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe duke lënë kujtime të çmuara e një trashëgimi të pasur historike. Kina është e gatshme të shtojë më tej lidhjet me Elbasanin, të shfrytëzojë mekanizmin "17+1" e të shtojë bashkëpunimin në ekonomi, kulturë dhe turizëm, për të realizuar përfitime të përbashkëta.

Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh nga ana e tij që Elbasani ka një pozitë të përshtatshme gjeografike e kushte të mira transporti dhe mirëpret investimet nga ndërmarrjet kineze. Elbasani i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit në nivel pushtetesh vendore dhe në fushën turistike mes dy palëve dhe është i gatshëm të krijojë lidhje miqësore me qytetet kineze dhe të nxitë shkëmbimet dypalëshe. Elbasani do të shfrytëzojë miqësinë tradicionale Kinë-Shqipëri për të tërhequr më shumë turistë kinezë, tha Llatja.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore