Turqia dhe Rusia do të diskutojnë për tërheqjen e forcave kurde në Siri

2019-10-21 11:23:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm turk bëri të ditur që të martën në Soçi, Turqia dhe Rusia do të diskutojnë lidhur me tërheqjen e luftëtarëve kurdë nga qytezat e Sirisë Veriore, Manbij dhe Ain al-Arab.

Mevlut Çavushoglu shprehu besim për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi në të ardhmen.

Ai tha që Turqia nuk dëshiron të shikojë asnjë pjesëtar të Njësive kurde të Mbrojtes Popullore (YPG) në zonën e sigurisë para përfundimit të armëpushimit.

Kryediplomati turk theksoi që operacioni ushtarak turk në Sirinë Veriore është shumë strategjik, i rëndësishëm dhe në kohën e duhur për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Pak më parë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe zv.presidenti amerikan Mike Pence arritën një marrëveshje, që u jep forcave të YPG-së 120 orë për t'u larguar nga kufiri turk.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore