Rruga e Britanisë për Brexit-in, ende e paqartë

2019-10-18 10:51:25 CRI Komenti juaj Printoni

 

Qarqe të ndryshëm janë shprehur pesimistë për marrëveshjen e re arritur mes BE-së dhe Britanisë. Dy palët njoftuan paraditen e së enjtes se kanë rënë dakord për marrëveshjen e re, 6 orë para mbajtjes së raundit të ri të Samitit të BE-së.

Përmbajtja e marrëveshjes së re nuk është bërë ende publike, por BE-ja vuri në dukje se dy palët kanë gjetur zgjidhje për tarifat dhe tregut të vetëm lidhur me Irlandën e Veriut pas Brexit-it.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se kjo është një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar. Kryeministri britanik Boris Johnson shpalli se kjo është një marrëveshje e madhe që do ta ndihmojë Britaninë të rimarrë autonominë. Edhe udhëheqës të BE-së e Britanisë janë shprehur të kënaqur për marrëveshjen e re.

Brexit është endur nëpër zigzagë për një periudhë mbi 3 vjeçare, si u mundësua sot arritja e një marrëveshje?

Kjo erdhi sepse Samiti i BE-së në Bruksel u mbajt para datës së caktuar për daljen e Britanisë nga BE-ja (31 tetor) dhe është rasti i vetëm që udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së u mblodhën për të miratuar marrëveshjen. Sipas një ligji të ri të Britanisë, pas përfundimit të Samitit të BE-së, më 19 tetor, nëse ligjvënësit nuk do ta miratojnë marrëveshjen e re të Brexit-it në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, kryeministri Boris Johnson duhet të dorëzojë kërkesën për zgjatjen e afatit të Brexit-it. Arritja e marrëveshjes përputhet me kërkesat e të gjitha palëve, BE-ja shpreson të shmangë një Brexit pa marrëveshje, ndërsa Britania përpiqet të shmangë një rizgjatje afati të Brexit-it.

Marrëveshja e re ka sjellë shpresë të re në rrugën e Brexit-it. Por brenda Britanisë, zëra dhe forca të ndryshme shkaktojnë pasiguri duke e bërë Brexit-in të paqartë. Por se si do të largohet Britania nga BE-ja, nëse do të shtyhet afati ose do të mbahet një referundum i pjesshëm, tabloja do të bëhet më e qartë pas votimit të Parlamentit britanik më 19 tetor. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore