Kadare fiton Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë "Neustadt"

2019-10-18 09:47:32 CRI Komenti juaj Printoni

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë "Neustadt", që njihet edhe si Nobeli amerikan, i cili njeh meritat e jashtëzakonshme letrare në mbarë botën.

Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi që jepet për merita të jashtëzakonshme letrare në letërsinë botërore.

Mbi këtë çmim të marr nga shkrimtari Ismail Kadare, ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se, "kënaqësi që letërsia shqipe po kap majat më të larta të asaj botërore. Mes nëntë kandidaturash nga vende të ndryshme të botës, shkrimtari Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë "Neustadt", që njihet edhe si Nobeli Amerikan. Një çmim, që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu. Urimet më të mira për shkrimtarin dhe letërsinë shqipe".

Çmimi "Neustadt" është çmimi i parë letrar ndërkombëtar i llojit të tij që e ka origjinën në SHBA dhe është ndër të paktat çmime ndërkombëtare, për të cilin kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore