Në 2018 hynë në Shqipëri 6 milionë shtetas të huaj, 2 miliardë euro hynë në ekonomi

2019-10-18 09:43:05 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se në vitin 2018 në Shqipëri hynë 6 milionë shtetas të huaj, të cilët gjeneruan 2 miliardë euro të ardhura indirekte në buxhetin e brendshëm të ekonomisë.

Duke marrë fjalën në seancë plenare ku po diskutohet buxheti faktik për vitin 2018, Klosi tha këtë vit pritet që numri i turistëve të huaj që vijnë në vendin tonë të shkojë në 6.7 milionë turistë.

Politikat e qeverisë, sipas tij, "krijojnë punësim, mirëqënie dhe të ardhura për familjet e thjeshta.

"Numri i turistëve të huaj në 2018 është rritur me 1 milionë më shumë turistë se sa në vitin 2017, ose 20% më shumë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2018", tha Klosi.

Kjo sipas tij, "ka ardhur nga një varg i gjatë investimesh të kësaj qeverie dhe falë politikës së drejtë për ta shndërruar turizmin në një lokomotivë të ekonomisë".

"Jemi sot përballë një sërë arritjesh që kemi realizuar. Nga 6.5 milionë shtetas të huaj që hynë këtë vit në Shqipëri, 94% e tyre janë shtetas europianë që kanë ardhur vetë në Shqipëri dhe kanë parë ndryshimet", tha Klosi. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore