Stanishev, letër Tusk: Shqipërisë t'i hapen negociatat, dështimi do të ulte besueshmërinë tek BE-ja

2019-10-17 09:18:11 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i PES, Partive Socialdemokrate Europiane, Sergei Stanishev iu drejtua dje Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ku i kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të mos konsiderosh arritjet e dy vendeve, së bashku me politikën dhe angazhimet tona të Zgjerimit tani, sipas Stanishev, "do të ishte një gabim i rëndë strategjik".

"Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria në veçanti kanë ecur në një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të gjetur veten e tyre në prag të çeljes së negociatave të aderimit. Në bazë të kritereve të përcaktuara dhe një procesi rigoroz, Komisioni Europian, i ngarkuar me menaxhimin e këtij procesi, ka pranuar që ata kanë bërë të nevojshmen për të kaluar në fazën tjetër. Si drejtues i familjes sonë politike, ju lutem më lejoni të them se në terma politik ata kanë bërë shumë më tepër sesa të plotësojnë standardet", thekson Stanishev në këtë letër. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore