Prodhimi i paneleve diellore në Shqipëri, një histori e re suksesi

2019-10-17 09:11:42 CRI Komenti juaj Printoni

Në Shqipëri ka nisur prodhimi i paneleve diellore nga një kompani shqiptare që realizon produkte të certifikuara të destinuara fillimisht për eksport në tregun europian.

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje këtë rast ku shprehet se prodhimi i paneleve diellore në Shqipëri është një histori e re suksesi.

"Prodhimi i paneleve diellore në Shqipëri, një histori e re suksesi", tha Rama.

Ndërkohë që po punohet për plotësimin e kuadrit ligjor për energjinë diellore, kjo kompani ka filluar prodhimi i paneleve fotovoltaike.

"Ndërkohë që po punojmë për plotësimin e kuadrit ligjor për energjinë diellore, fillimi i prodhimit të paneleve fotovoltaike, nga kompani shqiptare me produkte të certifikuara për tregun europian, përbën një zhvillim domethënës", shprehet Rama. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore