Mbi 1.2 milion të punësuar në Shqipëri, papunësia ra në 11.5%

2019-10-15 09:34:31 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i të punësuarve në Shqipëri llogaritet mbi 1.2 milion, ndërsa niveli i papunësisë ra në 11.5%.

Kryeministri Edi Rama publikoi ditët e fundit një grafik, përmes së cilit bëhet një paraqitje e statistikave të punësimit në vend.

Të dhënat e publikuara nga Kryeministri i referohen raporteve të Bankës Botërore.

Referuar grafikut sot në Shqipëri janë të punësuar mbi 1.2 milion vetë, kur në vitin 2013 numri i të punësuarve llogaritej rreth 995 mijë.

Numri i vendeve të reja të punës në bazë të të dhënave të Bankës Botërore rezulton të jetë 274,453 më i lartë në 2019, krahasuar me 2013-n.

Papunësia sipas të dhënave të publikuara, ka rënë nga 17% në vitin 2013 në 11.5% në vitin 2019. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore