Tatimi mbi fitimin në Shqipëri, mblidhen 2 miliardë lekë më tepër

2019-10-15 09:32:14 CRI Komenti juaj Printoni

Të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin, gjatë 8 muajve të parë të vitit 2019 rezultuan rreth 2 miliardë lekë më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Sipas treguesve fiskal të buxhetit, publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, gjatë periudhës janar-gusht 2019, në buxhet u arkëtuan 24.5 miliard lekë nga tatimi mbi fitimin, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2018 u mblodhën 22.5 miliard lekë.

Gjatë gjithë vitit 2019 qeveria planifikon të mbledhë nga tatimi mbi fitimin 33.5 miliard lekë të ardhura në buxhet.

Të gjitha kompanitë (të huaja ose jo), që janë të regjistruara në regjistrin tregtar dhe paguajnë TVSH, janë subjekt i tatimit mbi fitimin. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore