Kinë-Nepal, bashkëpunimi nxit ndërtimin infrastrukturor

2019-10-14 11:16:59 CRI Komenti juaj Printoni

 

Partneriteti Kinë-Nepal është rritur në dekadën e fundit falë projekteve infrastrukturore, të cilat kanë përmirësuar nivelin e jetesës së banorëve në Nepal.

Rrugët dhe autostradat janë fushat kryesore të bashkëpunimit mes Kinës dhe Nepalit me autostradën Araniko si kyçe për tregtinë dypalëshe pasi lidhen portet Tochigi dhe Kathmandu.

Departamenti i 14-t i grupit "China Railway" po merret me një projekt për rregullimin e rrugës.

Krishna është një punëtor lokal me këtë projekt në Katmandu.

Ai ka marrë pjesë në disa projekte të kompanisë kineze për ndërtimin e rrugëve dhe të muzeve pas goditjes së një tërmeti të madh në vend 4 vjet më parë.

"Gjatë këtyre 4 vjetëve, kam bërë progres. Kam mësuar si menaxhohet një kompani ndërtimi. 2 vjet më pas arrita të hap vetë një kompani ndërtimi këtu, sepse kam mësuar nga departamenti i 14-të i grupit kinez China Railway. Mendoj që kjo është një gjë e madhe për mua," thotë Krishna.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore