Autoritetet në Hong-Kong, indinjatë të fortë për veprimet e vandalëve

2019-10-14 10:53:10 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut shprehu indinjatë të fortë për veprimet e përsëritura në disa zona të Hong-Kongut, duke dënuar fuqimisht dhunën që po kërcënon sigurinë e qytetarëve dhe po dëmton seriozisht rendin shoqëror.

Zëdhënësi vuri në dukje se vandalët kanë kryer sulme pikërisht ndaj punonjësve të policisë duke lënduar me armë të mprehtë qafën e një polici si dhe lëshuan bomba benzine ndaj automjeteve të policisë, duke shkaktuar kërcënim ndaj sigurisë së policëve.

Qeveria e rajonit të Hong-Kongut i dënoi ashpër këto vandalizma, të cilat do të hetohen nga autoritetet e sigurisë. Lidhur me deklaratat e rreme në internet ndaj policëve, zëdhënësi i bëri thirrje qytetarëve të njohin faktet dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

Të dielën, disa ekstremistë sulmuan me qëllim objekte përfshi metronë e Hong-Kongut, zyrën e Këshillit Legjislativ, banka dhe dyqane. Disa prej tyre kanë sulmuar edhe qytetarë dhe media. Ata shkatërruan shinat në stacionin e metrosë Sha Tin, duke kërcënuar sigurinë e pasagjerëve dhe të stafit të metrosë e duke çuar në pezullimin e metrosë. Në një vend të shenjtë të Hong-Kongut, ata dogjën flamurin kombëtar, për të sfiduar sovranitetin e vendit. Ky veprim ka shkelur rëndë "Rregulloren e flamurit dhe stemës kombëtare".

Qeveria e Hong-Kongut i bëri thrrje qytetarëve t'u vendosin kufirin vandalëve, të ruajnë vlerën kryesore të qeverisjes legjitime të rajonit dhe të bëjnë përpjekje të përbashkëta me qeverinë për të rivendosur rendin shoqëror. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore