Libri i bardhë: Tregu kinez i drithërave është hapur më tej

2019-10-14 16:56:26 CRI Komenti juaj Printoni

Në librin e bardhë "Siguria ushqimore në Kinë", të publikuar të hënën, vihet në dukje se tregu kinez i drithërave është bërë më i hapur.

Vëllimi i përpunimit të drithërave nga ndërmarrjet me investime të huaja në sektorin e ushqimeve dhe të ardhurat e tyre nga shitja e produkteve janë shtuar pandërprerë dhe vjet zunë përkatësisht 14.5 % dhe 17 % të tregut kinez.

Dokumenti bën të ditur se ndërmarrjet me investime të huaja kanë hyrë më gjerësisht dhe më thellësisht në tregun kinez të drithërave, duke u bërë një forcë e rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të sektorit të drithërave. Ato kanë shtuar vazhdimisht përqindjen e tyre në fusha të tilla si vaji vegjetal, përpunimi i drithërave etj., dhe janë zgjeruar në tregun e blerjes së drithërave, shitjen e drithërave me pakicë e shumicë, furnizimin e ushqimeve bazë etj.

Në librin e bardhë thuhet gjithashtu se, duke mbajtur seriozisht premtimet ndaj Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Kina hoqi kufizimet në kuotat dhe lejet për një pjesë produktesh të importuara bujqësore dhe masa të tjera jotarifore, filloi të zbatojë administrimin me kuota për taksat doganore ndaj grurit, misrit dhe orizit të importuar dhe uli në përmasë të madhe tarifat ndaj drithërave të tjera. Në sektorin e farërave, kufizimi ndaj investimeve të huaja mbetet vetëm për grurin dhe misrin.

Në librin e bardhë "Siguria ushqimore në Kinë" theksohet se, me parakushtin e garantimit të sigurisë ushqimore kombëtare, Kina ka respektuar seriozisht rregullat e OBT-së dhe ka mbajtur premtimet e veta për anëtarësimin në këtë organizatë. Kina ka ndarë aktivisht tregun e vet kolosal të drithërave së bashku me vendet kryesore prodhuese të drithërave. Në vitin 2018, Kina importoi mbi 11 milionë tonë drithëra, 944.8% me tepër në krahasim me vitin 1996.

Mrekulli
Lajmet Kryesore