Takimi Xi-Modi, nxitje mësimit të ndërsjellë mes Kinës e Indisë për lulëzimin e përbashkët

2019-10-12 09:29:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri i Indisë Narendra Modi ranë dakord të nxitin shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve për të realizuar zhvillimin dhe lulëzimin e përbashkët.

Të dy udhëheqësit zhvilluan takimin e tyre të dytë jozyrtar në Chennai të premten, 18 muaj pas takimit të parë në Wuhan të Kinës.

Presidenti kinez u bëri thirrje të dy vendeve të shfrytëzojnë rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis tyre vitin e ardhshëm, që të nxitin zgjerimin dhe thellimin e shkëmbimeve kulturore e njerëzore.

Ai u bëri thirrje gjithashtu të dy palëve të propozojnë dhe të nxitin dialogun dhe shkëmbimet midis qytetërimeve të ndryshme, që t'i japin gjallëri të vazhdueshme zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe të krijojnë mrekullinë e re të qytetërimeve aziatike.

Nga ana e tij, Modi theksoi se forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ka rëndësi të madhe për të dy vendet dhe do të nxitë përparimin dhe lulëzimin global.

Ai shtoi gjithashtu se mençuria nga qytetërimet e lashta dhe të thella të të dy vendeve do të frymëzojë zgjidhjen e sfidave të ndryshme në botën e sotme. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore