Kina, thirrje anëtarëve të OKB-së të përmbushin obligimet financiare

2019-10-11 18:47:30 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Geng Shuang u shpreh të premten në Pekin se dorëzimi i plotë në kohë dhe pa kushte i kuotave është detyrë e veçantë e përcaktuar në Kartën e OKB-së që duhet të zbatohet nga të gjitha vendet anëtare.

"Pala kineze nxit vendet përkatëse të kryejnë si duhet obligimet e tyre për të zgjidhur vështirësitë financiare të OKB-së", shtoi z. Geng.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri të ditur ditët e fundit se organizata që ai drejton po përballet me krizën më serioze financiare në dekadën e fundit. Për shkak se tarifa të mbledhura janë vetëm sa 70% e buxhetit, sekretariati duhet të marrë masa të përkohshme si pakësim i mbledhjeve, ulje shpenzimesh, shtyrje e pagave të punonjësve etj.

Në përgjigje të pyetjes së lidhur me këtë, zëdhënësi Geng Shuang u shpreh në konferencën e shtypit të së premtes se burimet e mjaftueshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme financiare janë bazë e funksionimit normal të OKB-së. Si përgjegjësja më e madhe e OKB-së, pagesa e pakryer prej kohësh e ShBA-së arrin në 1 miliard e 55 milionë dollarë, sa 76% e vëllimit të përgjithshëm të pakryer. Për këtë, shumë vende kanë shprehur shqetësim serioz. Ne nxisim vendet anëtare të përmbushin si duhet obligimet për të zgjidhur vështirësitë financiare të OKB-së", tha z. Geng.

Ai shtoi se Kina si mbrojtëse e vendosur e multilateralizmit ka përkrahur me veprime konkrete punën e OKB-së. Si kontribuesja e dytë në derdhjen e kuotave në OKB, Kina ka paguar të gjitha tarifat e sivjetshme, veprim që është vlerësuar lart nga sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore