Cisterna iraniane e naftës goditet nga dy raketa

2019-10-11 16:43:32 CRI Komenti juaj Printoni

Një cisternë iraniane e naftës që po lundronte në Detin e Kuq në afërsi të Arabisë Saudite, u dëmtua rëndë pasi u godit nga dy raketa, raportuan të premten mediet iraniane.

Ndërmarrja Kombëtare e Naftës në Iran tha se cisterna u godit nga dy raketa rreth 60 milje larg portit të Jeddah, duke shkaktuar derdhjen e naftës në Detin e Kuq.

"Shpërthimet ndoshta u krijuan nga goditjet e raketave", sipas Ndërmarrjes Kombëtare të Naftës në Iran.

Mësohet se i gjithë ekuipazhi është i sigurt dhe gjendja e anijes është e qëndrueshme, ndërsa hetimet po vazhdojnë.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore