Kina fillon inspektimin për të përmirësuar mjedisin e biznesit

2019-10-11 10:06:02 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina po fillon një inspektim në rajonet në nivel province për të siguruar një mjedis biznesi të bazuar në ligj për sektorin privat.

Ekipet e inspektimit do të vizitojnë ndërmarrjet private, do të kryejnë hetime dhe do të dëgjojnë mendime nga njerëzit, për të zbuluar problemet dhe për të gjetur zgjidhje.

Inspektimet do të përqendrohen në krijimin e garancive institucionale për zhvillimin e biznesit privat, përmirësimin e shërbimeve qeveritare dhe ofrimin e shërbimeve ligjore me cilësi të lartë për sektorin privat.

Inspektimet do të mbarojnë përpara fundit të vitit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore