Iran: Femrat lejohen të ndjekin ndeshjen e futbollit për meshkuj për herë të parë në 40 vjet

2019-10-11 09:36:46 CRI Komenti juaj Printoni

 

Tifozet iraniane të futbollit u lejuan të ndiqnin një ndeshje meshkujsh për herë të parë në 40 vjet, pasi autoritetet caktuan për to 3 000 bileta për një ndeshje kualifikuese për në Kupën e Botës kundër Kamboxhias të enjten.

Përgjithësisht femrat e kanë pasur të ndaluar të shikojnë lojërat e meshkujve në Iran pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Vendimi për të lejuar femrat në ndeshjen e së enjtes u mor më pak se një muaj pasi FIFA kërcënoi se do të pezullojë Iranin për politikën e tij të lejimit vetëm të meshkujve.

Por Teherani mohoi që lejimi ishte rezultat i "presionit të huaj". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore