2019-10-10 10:09:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Vizita e presidentit Xi Jinping do të forcojë lidhjet e Kinës me Indinë dhe Nepalin, tha zv.ministri i Jashtëm kinez Luo Zhaohui në një konferencë shtypi.
Siç mësohet, gjatë vizitës treditore që fillon të premten, kreu i shtetit i Kinës do të marrë pjesë në një takim jozyrtar me kryeministrin indian Narendra Modi dhe do të bëjë një vizitë shtetërore në Nepal.
Kjo është vizita e parë jashtë vendit e z. Xi pas kremtimit të 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Takimi jozyrtar midis presidentit kinez dhe kryeministrit indian është i dyti i këtij lloji pas atij të zhvilluar vitin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës Qendrore.
Sipas zv.ministrit Luo, bashkëpunimi kino-indian jo vetëm do të favorizojë zhvillimin e të dy vendeve, por edhe do të ndihmojë në nxitjen e globalizimit ekonomik dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të vendeve në zhvillim.
"Dy liderë do të zhvillojnë bisedime mbi çështjet që kanë rëndësi afatgjatë dhe strategjike për marrëdhëniet midis dy vendeve, do të caktojnë drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të këtyre marrëdhënieve", tha z. Luo.
Vizita e Xi Jinping-ut në Nepal do të jetë vizita e parë e kreut të shtetit të Kinës në një vend të Azisë Jugore në 23 vjetët e fundit.
Presidenti kinez do të takohet me homologun nepal dhe zhvillojë bisedime me kryeministrin e këtij vendi.
Gjithashtu, të dyja palët do të nënshkruajnë një sërë dokumentesh bashkëpunimi.
"Së pari, dy liderë do të hartojnë një plan të ri për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe, duke çelur një fazë të re për zhvillimin e shpejtë të këtyre marrëdhënieve. Së dyti,ata do të konsolidojnë njëkohësisht besim politik reciprok dhe opinionet publike për miqësi midis dy vendeve, duke ritheksuar mbështetjet e tyre mbi çështjet që kanë të bëjnë me interesat dhe preokupimet thelbësore të njërë-tjetrit", shpjegoi zv.ministri i Jashtëm kinez Luo Zhaohui.
(Zhang Yan)