Destrojeri i Marinës Kineze mbërrin në Japoni

2019-10-10 19:53:49 CRI Komenti juaj Printoni

Destrojeri i forcave detare të Kinës, Taiyuan, mbërriti të enjten në jug-perëndim të Tokios për t'u bashkuar një inspektimi të flotës ndërkombëtare planifikuar më 14 tetor.

Kjo është hera e parë që Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës merr pjesë në një inspektim detar të organizuar nga Forcat Vetë-Mbrojtëse Detare Japoneze (MSDF) si dhe hera e parë që një shkatërrues i marinës kineze viziton Japoninë në 10 vjet.

Ambasadori kinez në Japoni Kong Xuanyou tha në ceremoninë e mirëseardhjes se destrojeri detar është parë si një i dërguar i paqes dhe miqësisë.

Pjesëmarrja në inspektimin e flotës ndërkombëtare tregoi sinqeritetin e Kinës në promovimin e zhvillimit të shëndoshë të marrëdhënieve Kinë-Japoni dhe gatishmërinë e saj për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vendet e tjera, tha ai.

Sipas Kong-ut, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve Kinë-Japoni. Zyrtari i lartë i marinës kineze Gong Yuanxin tha se inspektimi i flotës ndihmon në nxitjen e shkëmbimeve.

"Me 23 prill të këtij viti, një shkatërrues japonez u ftua të marrë pjesë në festimet për 70-vjetorin e themelimit të marinës kineze në Qingdao dhe mori pjesë në një inspektim me Taiyuan. Këtë herë, ne po marrim pjesë në inspektimin e flotës me ftesë të Japonisë".

Anije nga Australia, Britania, Kanadaja, India, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara do të marrin gjithashtu pjesë në inspektimin detar, që do të mbahet më 14 tetor në gjirin Sagami jashtë prefekturës Kanagawa, sipas MSDF-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore