Presidenti kinez Xi Jinping takohet me kryeministrin e Ishujve Solomon

2019-10-09 15:37:45 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të mërkurën me kryeministrin e Ishujve Solomon Manasseh Sogavare. Gjatë takimit, Xi vuri në dukje se Kina dhe Ishujt Solomon vendosën marrëdhënie diplomatike në bazën e parimit të "Një Kine", gjë që përputhet me prirjen e epokës dhe është në të mirë të popujve të të dy vendeve.

Kreu i shtetit kinez u shpreh se, megjithëse Ishujt Solomon sapo vendosën marrëdhënie diplomatike me Kinën, miqësia s'ka lidhje me kohën, por nëse ajo zhvillohet më tej, do të ketë perspektivë të bukur.

Xi tha po ashtu se Kina dhe Ishujt Solomon do të forcojnë ndërlidhjen mes strategjive të tyre të zhvillimit me rastin e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mbi "Një brez, një rrugë". Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Ishujt Solomon janë bërë destinacioni i turistëve kinezë, gjë që do të krijojë mundësi të mëdha për shkëmbimet e bashkëpunimin turistik.

Manasseh Sogavare shprehu urime për 70-vjetorin e krijimit të Republikës Popullore të Kinës. Ishujt Solomon pranuan parimin e "Një Kine" dhe vendosën marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, duke zgjedhur të qëndrojnë në anën e drejtë të historisë bashkë me pjesëm dërrmuese të vendeve të botës, gjë që është një premtim serioz dhe i qëndrueshëm politik.

Sogavare tha se "Një brez, një rrugë" e propozuar nga presidenti Xi është një nismë madhore dhe i ka krijuar një mundësi shumë të mirë Ishujve Solomon. Pala solomonase dëshiron që të zhvillojë me palën kineze bashkëpunimin në fushat e tregtisë, të investimeve, të peshkimit, të turizmit etj. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore