2019-10-09 17:00:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një linjë e re hekurudhore mes qytetit lindor kinez Yiwu, tregu kryesor në botë i shitjes me shumicë të të ashtuquajturave mallra të vogla dhe qytetit Liege të Belgjikës nisi të mërkurën.
Ngarkuar me 82 kontejnerë standard mallrash, treni parashikohet të arrijë në Liege për rreth 20 ditë me një shpeshtësi dy herë në javë.
Linja e re pritet të shkurtojë kohën e transportit nga Yiwu në Europë me të paktën një deri në dy ditë.
Shërbimi i ri është pjesë e bashkëpunimit midis qytetit Yiwu dhe Platformës Elektronike të Tregtisë Botërore (eWTP) e propozuar nga Jack Ma, themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike "Alibaba".
Në qershor të këtij viti, Alibaba nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë e Yiwu-s për të ngritur qendrën globale të inovacionit të eWTP në qytet.
Sipas marrëveshjes, të dyja palët do të sjellin risi tregtare në importe dhe eksporte dhe do të ndërtojnë së bashku sistemin e logjistikës të zgjuar si dhe të zhvillojnë lloje të reja të financimit tregtar.
I quajtur si "Supermarketi i Botës", qyteti i Yiwu ka një rrjet të dendur tregtar. Rreth 15 mijë tregtarë të huaj nga më shumë se 100 vende dhe rajone janë të stacionuar në Yiwu, dhe më shumë se 400 mijë të huaj vijnë në qytet për të bërë biznes çdo vit.
Që nga shërbimi i parë i trenit Kinë-Europë që nisi në Yiwu në nëntorin e vitit 2014, trenat e mallrave kanë bërë gati 900 udhëtime dhe kanë transportuar më shumë se 70 mijë kontejnerë standardë të mallrave.
Shërbimi i ri e ka çuar në 11 numrin e linjave të përgjithshme të trenave Kinë-Europë me pikënisje nga Yiwu, të cilat lidhin qytetin me 37 vende dhe rajone në të gjithë Eurazinë.