Egjipti, Greqia dhe Qiproja dënojnë operacionin ushtarak të Turqisë në Siri

2019-10-09 09:51:14 CRI Komenti juaj Printoni

Egjipti, Greqia dhe Qiproja kanë dënuar operacionin ushtarak që Turqia do të nisë në territorin sirian.

Udhëheqësit nga të tre vendet dënuan përpjekjet e Turqisë për të minuar integritetin territorial të Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë u shpreh më parë që ushtria turke është e gatshme për një fushatë ushtarake kundër militantëve kurdë në veri të Sirisë, për të krijuar një zonë sigurie.

Njoftimi pasoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat e saj nga shteti arab.

Shtëpia e Bardhë thotë se ShBA-ja nuk do të ndërhyjë në ofensivën e Turqisë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore