Qytetet kineze vezullijnë për Ditën Kombëtare

2019-10-07 14:53:10 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë qytete në mbarë Kinën kanë organizuar shfaqje të ndryshme për të festuar 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore.

Gjatë festës njëjavore të Ditës Kombëtare, Pekini ndriçoi ndërtesa ikonike në zona të ndryshme përfshi Parkun Olimpik, Distriktin Qendror të Biznesit (CBD) dhe Rrugën Zhongguancun.

Shfaqjet e dritave janë tematizuar në Ditën Kombëtare me parullat si "Të dua Kinë" dhe "Rroftë Atdheu".

Në Shangai, shfaqja e dritave verbuese në ndërtesat e larta në zonën Lu-jia-zui ka tërhequr një numër të madh shikuesish, me fasadën e disa ndërtesave që tregojnë flamurin kombëtar kinez, fishekzjarrë dhe imazhe të tjera me temë kombëtare.

Shfaqje dritash ka pasur edhe në qytete të tjera të Kinës përfshi Guangzhou, Shenzhen, Chengdu, Chongqing etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore