2019-10-07 14:10:35 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në ekspozitën e kësaj here që mbahet përsëri në metropolin kinez do të marrin pjesë mbi 3000 ndërmarrje nga mbi 150 vende dhe rajone të botës.
Dy korsi të dedikuara posaçërisht për këtë ekpozitë janë gati në terminalin e Aeroportit Pudong Shanghai.
Qiao Huifen është punonjës i inspektimit të emigracionit kufitar në aeroport.
"Të ftuarit me ftesa nga organizatori i Expo-s dhe pjesëmarrësit të drejtuar nga stafi ynë i inspektimit atje mund të përdorin korsitë e posaçme. Ne kemi zgjedhur staf profesionist për të drejtuar punën e inspektimit në korsitë e posaçme, në mënyrë që të ofrojmë shërbime më të mira e më të shpejta të kalimit për të ftuarit".
Aeroporti gjithashtu ka përgatitur një ekip prej 100 vullnetarësh për të ndihmuar ekspozuesit dhe të ftuarit e huaj me zhdoganimin dhe shërbimet e tjera në gjuhë të shumta.