Nxitja e globalizimit ekonomik

2019-10-07 14:04:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kur u themelua Kina e Re para 70 vjetëve, jeta e popullit ishte shumë e varfër dhe baza industriale e bujqësore ishte shumë e dobët. Nëpërmjet përpjekjeve të palodhshme, veçanërisht pas zbatimit të politikës së reformës e të hapjes me botën e jashtme, Kina ka krijuar mrekullinë e zhvillimit të paparë në historinë e njerëzimit.

Me zhvillimin e shpejtë 70-vjeçar, sot Kina është bërë ekonomia e dytë e botës. Hapja e pandërprerë e Kinës i ka sjellë botës përfitime. Që nga viti 2006, kontributi i Kinës për rritjen ekonomike botërore ka zënë gjithmonë vendin e parë. Kina është jo vetëm tregu i botës, por edhe fabrika e botës. Krahas tregut më të madh të konsumit në botë, Kina është i vetmi vend në glob me të gjitha llojet e industrisë. Produktet e eksportuara nga Kina kanë cilësi të lartë, të cilat kanë plotësuar kërkesat e ndryshme të tregut ndërkombëtar, kanë pakësuar shpenzimet e banorëve të vendeve të ndryshme duke ulur presionin e inflacionit.

Vlen të vihet në dukje se investimet kineze jashtë vendit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen ekonomike globale. Gjatë 70 vjetëve, investimet kineze jashtë vendit janë shtuar nga zero në mbi 100 miliardë dollarë amerikanë duke u sjellë vendeve të huaja shumë vende pune dhe të ardhura nga taksat.

Më e rëndësishmja është që nëpërmjet përpjekjeve të palodhshme 70-vjeçare, sukseset e mëdha të arritura nga Kina u kanë dhënë vendeve në zhvillim përvojën e realizimit të modernizimit.

Tani hapja e gjithanshme e Kinës ka hyrë në fazën e re dhe i ka kushtuar më shumë rëndësi sistemit, kjo është kërkesa e domosdoshme për realizimin e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë.

Në mars të këtij viti, Kina miratoi "Ligjin e investimeve të huaja" ku përcaktohen qartë mbrojtja e të drejtave të autorit dhe e teknologjive të ndërmarrjeve me investime të huaja, zbatimi i sistemit të listës negative etj., duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt hapjes sistematike. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore