2019-10-07 14:01:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjatë 6 vjetëve pas paraqitjes, nisma "Një brez, një rrugë" jo vetëm ka nxitur rritjen ekonomike botërore, por gjithashtu ka dhënë kontribut për zgjidhjen e problemit të zhvillimit të pabarabartë global. Sipas raportit studimor të Bankës Botërore, kjo nismë ka ndihmuar 7.6 milionë njerëz të vendeve përkatëse të shkëputen nga varfëria ekstreme dhe 32 milionë njerëz të shkëputen nga varfëria mesatare, ka nxitur rritjen me 1.7% deri në 6.2% të tregtisë globale dhe ka shtuar 0.7% deri 2.9% të ardhura globale.
Nisma "Një brez, një rrugë" ka forcuar fuqimisht besimin e ndërsjellë politik, zhvillimin e përbashkët ekonomik dhe ndërlidhjen humanitare të vendeve të ndryshme. Deri në fund të këtij viti, 136 vende dhe 30 organizata ndërkombëtare nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kinën për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë".
Megjithëkëtë, disa individë të vendeve perëndimore paraqitën teoritë e të ashtuquajturit kurth të borxheve dhe të mjeteve gjeopolitike për të penguar bashkëpunimin "Një brez, një rrugë". Kjo pasqyron plotësisht mentalitetin e luftës së ftohtë.
Faktet 6-vjeçare kanë vërtetuar se nisma "Një brez, një rrugë" nuk është një grackë borxhesh, por është "buka" që i sjell popullit përfitime dhe nuk është mjet gjeopolitik, por është një shans i zhvillimit të përbashkët. (Fani)