Risia tekniko-shkencore është fuqia e zhvillimit të Kinës

2019-10-07 13:58:04 CRI Komenti juaj Printoni

Risia është fuqia e pashtershme e përparimit të Kinës. Gjatë 70 vjetëve pas themelimit, Kina e re është zhvilluar nga një vend i prapambetur tekniko-shkencor në një vend të madh me risi tekniko-shkencore dhe ka pasur një sërë rezultatesh të rëndësishme në fushën e telekomunikacionit kuantik, të fluturimit kozmik me kozmonautë, të eksplorimit të Hënës, të navigacionit me satelitë etj. Kina ëshë bërë një forcë e rëndësishme në risinë tekniko-shkencore globale.

Sukseset e arritura gjatë 70 vjetëve nuk ndahen nga përkrahja e fuqishme e qeverisë kineze. Vitet e fundit, qeveria kineze ka zhvilluar fuqimisht risinë tekniko-shkencore për të plotësuar kërkesat e popullit për jetën më të bukur, duke u kërkuar ndërmarrjeve tekniko-shkencore të shtojnë pandërprerë fonde e talente në këtë fushë. Si rezultat, kanë lindur shumë gjiantë si Alibaba, Huawei, Tencent etj. që e kanë nxitur Kinën të zërë vend të përparuar në botë në fushën e inteligjencës artificiale, të 5G-së, të pagesës me celular, të trenit me shpejtësi të madhe, të automjeteve me energji të reja, të teknologjisë financiare etj.

Njëkohësisht Kina ka përmirësuar pandërprerë mjedisin e zhvillimit tekniko-shkencor, ka forcuar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, ka forcuar përgatitjen e talenteve dhe ka shtuar nga viti në vit fonde të kërkim-zhvillimit. Vitin e kaluar, këto fonde arritën në mbi 1.96 trilionë juanë duke zënë vendin e dytë në botë. Përpjesëtimi i shpenzimeve të kërkim-zhvillimit në PBB arriti në 2.19% duke kaluar nivelin mesatar 2.13% të 15 vendeve të Bashkimit Europian në vitin 2017. Numri i personave në fushën e kërkim-zhvillimit të Kinës ka zënë vendin e parë në botë për 6 vjetë me radhë. Epërsia e madhe e talenteve e ka nxitur Kinën të bëhet baza studimore e kompanive tekniko-shkencore globale si Microsoft, IBM etj.

Krahas këtyre, Kina zhvillon fuqimisht bashkëpunimin ndërkombëtar tekniko-shkencor me leverdi reciproke dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në përballimin e problemeve të sigurisë ushqimore, të sigurisë energjetike, të ndryshimit të klimës etj. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore