2019-10-07 13:51:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Si vendi më i madh në zhvillim në botë, sukseset e Kinës në pakësimin e të varfërve gjatë 70 vjetëve kanë shpejtuar procesin e pakësimit të të varfërve në glob. Kina u ka dhënë vendeve aziatike, afrikane e latine ndihmë pa asnjë kusht politik brenda mundësive. Gjatë 70 vjetëve, Kina u ka dhënë 170 vendeve e organizatave ndërkombëtare mbi 400 miliardë juanë fonde ndihme, ka dërguar jashtë vendit mbi 600 mijë persona të ndihmës, ka zbatuar mbi 5000 projekte të ndryshme të ndihmës jashtë vendit duke përgatitur mbi 12 milionë vetë në vende në zhvillim.
Modeli dhe përvoja e Kinës në fushën e pakësimit të të varfërve kanë dhënë kontribut për çështjen botërore kundër varfërisë. Për shkak të pezullimit të globalizimit ekonomik, të zhvillimit të pabarabartë, të terrorizmit etj., sot në botë, rreth 700 milionë njerëz jetojnë ende në varfëri dhe misioni i uljes së numrit të të varfërve mbetet ende i vështirë. Si vend i përgjegjshëm dhe me përvojë, Kina i ka kushtuar më shumë vëmendje bashkëpunimit të jashtëm me leverdi reciproke duke bërë përpjekje për të forcuar aftësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të vendeve në zhvillim nëpërmjet shtimit të importeve, zgjerimit të investimeve etj. (Fani)