2019-10-04 10:33:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës në Pekin mirëpriti vendasit dhe turistët që kërkojnë të argëtohen ndërsa mësojnë për zhvillimin shkencor dhe teknologjik të vendit gjatë festës së Ditës Kombëtare.
Brenda muzeumit katërkatësh gjenden ekspozita që shfaqin zhvillim në vend gjatë 70 viteve të fundit në sektorë si telekomunikacioni, hapësira ajrore, kërkimet në thellësitë detare dhe shkencat natyrore.
Në këtë muze shfaqet dhe një model me madhësi të plotë të modulit thelbësor të stacionit hapësinor kinez "Tianhe", i cili u shfaq për herë të parë në "Airshow Kinë" vitin e kaluar. Ndërtimi i stacionit hapësinor në orbitë pritet të përfundojë rreth vitit 2022.