2019-10-04 10:30:29 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kapaciteti i përgjithshëm i mallrave të përpunuara në portet e Kinës u rrit me bazë vjetore në muajin gusht dhe në tetë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare.
Në gusht, portet e Kinës përpunuan 1.199 miliardë ton ngarkesa, ose 6.4 për qind më shumë se vitin e kaluar, 379 milionë ton e të cilave ishin ngarkesa të tregtisë së jashtme, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC).
Në periudhën janar-gusht, aftësia e përgjithshme e përpunimit u rrit me 5.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 9.096 miliardë ton.
Transporti i mallrave të tregtisë së jashtme zuri 2.861 miliardë ton nga kapaciteti total i ngarkesave të përpunuara në periudhën tetëmujore, duke u rritur 3.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kapaciteti i përpunimit të kontejnerëve arriti në 172.39 milionë TEU në tetë muajt e parë të këtij viti, një rritje prej 5 për qind në krahasim me një vit më parë, sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.