Raporti:Rritet interesi i konsumatorëve kinezë për markat vendase

2019-10-03 10:26:52 CRI Komenti juaj Printoni

Konsumatorët kinezë po tregojnë një interes gjithnjë e më të madh për markat vendase, thuhet në një raport.

Kërkimet për markat vendase në mesin e kërkimeve të përgjithshme të markave u rrit nga 38 për qind në vitin 2009 në 70 për qind në vitin 2019, bëri me dije gjiganti kinez i kërkimit "Baidu" në një raport të përbashkët me një institut kërkimi.

Mallrat elektronike të konsumit kryesojnë rritjen në preferencën e markës gjatë kësaj periudhe, me një grup kompanish vendase si Huawei dhe Xiaomi duke fituar terren brenda dhe jashtë vendit.

Kërkimet për produkte kulturore dhe argëtuese u rritën 36 për qind në dekadën e fundit, duke veçuar shfaqjen e filmave hit si "Toka e përhumbur".

Markat lokale të veshjeve, automjeteve, kozmetikës dhe ushqimit shënuan një rritje te konsumatorët kinezë, në veçanti te brezi i ri, thuhet në raport.

Mrekulli
Lajmet Kryesore