2019-10-03 10:25:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina synon të forcojë përpjekjet në ndërtimin e infrastrukturës së arsimit online, sipas një dokumenti të lëshuar bashkarisht nga Ministria e Arsimit dhe autoritete të tjera.
Sipas dokumentit, Kina do të nxisë përdorimin e teknologjisë moderne të informacionit, përfshirë Internetin, të dhënat e mëdha dhe inteligjencën artificiale për procesin e të mësuarit në internet.
Bëhet e ditur se do të përshpejtohet ndërtimi i një rrjeti të posaçëm arsimor në internet dhe deri në vitin 2022, të gjitha shkollat në mbarë vendin pritet të gëzojnë një shpejtësi të lartë dhe qasje të qëndrueshme në shërbimet e Internetit, thuhet në dokument.
Gjithashtu, në dokument premtohen përpjekje më të mëdha në shkëmbimin e informacionit dhe mbrojtjen e të drejtës së konsumatorit në fushën e arsimit në internet.