2019-10-03 10:20:14 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin shkëmbyen mesazhe urimi me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Xi Jinping tha se marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë arritur nivelin më të lartë të marrëdhënieve mes vendeve të mëdha përsa i përket besimit të ndërsjellë, koordinimit dhe vlerës strategjike dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe të zhvillimit botëror.
Ai shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Putin-in për t'i drejtuar marrëdhëniet Kinë-Rusi në një epokë të re dhe të japë kontribut më të madh për paqen dhe zhvillimin botëror.
Putin shprehu besimin se Rusia dhe Kina do të forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e tyre në fusha të ndryshme për të sjellë më shumë përfitime për popujt e tyre si dhe të japin kontribut për sigurinë dhe stabilitetin në Eurazi dhe në mbarë botën.