Bundestagu, dritë jeshile hapjes së negociatave: Asnjë kusht i ri

2019-10-02 12:25:47 CRI Komenti juaj Printoni
"Bundestagu gjerman dha një 'Po' për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe qeveria federale do të shkojë në Bruksel me këtë vendim", deklaroi dje ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Duke folur në konferencën e prezantimit të programit të Tetorit Gjerman 2019, Zingraf u shpreh se, "Bundestagu luan një rol të fuqishëm dhe qeverisë federale i nevojitet ky konfirmim i Bundestagut gjerman. Po mund të themi që debati në Bundestag ishte një debat i thellë me njohje të gjera dhe i angazhuar. Kjo, siç tha edhe një gazetar, ishte një shenjë, një dëshmi që Shqipëria do të pranohet në BE".

Zingraf shtoi se, "proceset e ndryshimit nga reformat e ndërmarra duhet të shkojnë edhe më thellë në fushat sociale, por edhe në fushat kulturës dhe politike dhe të depërtojnë më thellë në shoqëritë tona. Fjala qendrore apo termi qendror i të gjitha reformave të ndërmarra në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është pikërisht termi shoqëri civile. Pasi mund të themi se këto nuk do të kishin suksese pa një rol aktiv dhe kontribut aktiv të shoqërisë civile në këtë proces". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore