Zhvillimi paqësor, premtim i fortë i Kinës për botën

2019-10-01 17:16:22 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën u zhvillua në sheshin Tiananmen në Pekin mitingu solemn me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ky event kremtues u bë fokusi i mbarë botës. Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se gjatë 70 vjetëve, Kina ka pasur suksese të mëdha që kanë tërhequr vëmendjen e botës. Në procesin e marshimit, Kina duhet të zbatojë "5 këmbëngulje", duhet të plotësojë pandërprerë kërkesat e popullit për një jetë të mirë, të vazhdojë luftën për ribashkimin e atdheut dhe të nxisë së bashku me vendet e ndryshme ndërtimin e komunitetit të fatit të përbashkët të njerëzimit.

Më 1 tetor 1949 u krijua Republika Popullore e Kinës. Që nga ajo ditë, ky vend i lashtë oriental që pësoi poshtërim të jashtëm për 1 shekull ndryshoi pamjen. Nga prapambetja deri në përparimin, populli kinez ka bërë përpjekje të palodhshme duke pasur suksese mahnitëse të zhvillimit e duke dhënë kontribut të rëndësishëm për paqen e zhvillimin e njerëzimit. Rreth 1.4 miliard kinezë janë shumë krenarë për këto suksese.

Në kushtet e një ndryshimi të paparë botëror gjatë një shekulli, Kina po përparon pandërprerë drejt objektivit të rilindjes së madhe të kombit kinez. Gjatë këtij procesi, nuk mund të harrohen kurrë rruga e prejardhjes dhe synimi fillestar. Udhëheqësi më i lartë i Kinës Xi Jinping theksoi në një fjalim se gjatë marshimit të përparimit, Kina duhet të zbatojë "pesë këmbënguljet", të lëshojë sinjalin e qartë për të gjithë bijët e bijat e kombit kinez e për vende të tjera dhe të paraqesë këmbënguljen dhe vullnetin e vendosur për përqafimin e të ardhmes.

"Këmbëngulja në udhëheqjen e PKK-së, në statusin kryesor të popullit dhe në rrugën e socializmit me karakteristika kineze" është përvoja më e çmuar e Kinës gjatë zhvillimit 70-vjeçar dhe gjithashtu bazë për krijimin e mrekullive të reja të së ardhmes. Ashtu siç shtjellohet në librin e bardhë "Kina dhe bota në epokën e re", të publikuar ditët e fundit, suksesi i zhvillimit të Kinës gjatë 70 vjetëve i ka rrënjët në udhëheqjen e PKK-së, në rrugën e duhur të socializmit me karakteristika kineze dhe në dhënien përparësi interesave të popullit.

Ndjekja e kursit "Ribashkimi paqësor" dhe "Një vend, dy sisteme" është mënyra më ideale për realizimin e idesë krijuese për ribashkimin e vendit dhe është zbatuar me sukses në Hong-Kong dhe në Makao. Aktualisht, nuk është realizuar ende ribashkimi i dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, gjë që është plagë e kombit kinez e mbetur nga historia. Kina është i vetmi vend ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që nuk ka realizuar ende ribashkimin e plotë. Në të ardhmen, Kina jo vetëm është në gjendje të ruajë stabilitetin afatgjatë të Hong-Kongut dhe të Makaos, por do të nxitë edhe zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve. Prirja e madhe historike e ribashkimit të dy brigjeve nuk mund të pengohet nga asnjë forcë!

"Të ecim në rrugën e zhvillimit paqësor", ky është premtim i vendosur nga Xi Jinping, në emër të PKK-së dhe popullit kinez për tërë botën. Në bazë të kulturës së lashtë, të njohjes me kushtet për realizimin e objektivave të zhvillimit dhe të kuptimit të gjendjes së zhvillimit të botës, Kina thekson gjithnjë zhvillimin paqësor. Kjo nuk është thjesht një term diplomatik dhe as një masë e përkohshme, por një angazhim solemn.

Historiani italian David Rossi ka vlerësuar prej kohësh se Kina kundërshton hegjemoninë dhe politikën me detyrim, nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe nuk kërkon hegjemoni. Në të ardhmen, Kina do të vijojë të mbetet energjia pozitive për paqen dhe zhvillimin e botës.

Pas 70 vjetësh, ka ardhur koha për një udhëtim të ri. Bashkimi do të jetë burimi i fuqisë për përparim me zell dhe arritjen e "5 këmbënguljeve" të vendit. Nga kalimi i bllokimeve nga vendet perëndimore deri në përpjekjet për zhvillim, deri në përballimin e sfidave serioze, si tërmete, përmbytje, epidemi, kriza financiare, deri në hapjen masive të bizneseve dhe rinovimeve gjigante, këto 70 vite populli kinez ka kaluar i bashkuar vështirësi të ndryshme, duke vërtetuar thënien se "fuqia nuk varet nga krahu, por nga bashkimi". Në pritjen e 70-vjetorit të krijimit të Kinës së Re, kryetari Xi Jinping e përshkroi bashkimin si një garanci të rëndësishme për zhvillimin e pandërprerë. Kjo është një përmbledhje për të kaluarën, dhe një parashikim për të ardhmen.

Kinezët besojnë që nëse mbahet lart flamuri i bashkimit dhe zbatohen "5 këmbënguljet", asnjë fuqi nuk mund të ndryshojë statusin e Kinës, asnjë fuqi nuk mund të pengojë hapat e përparimit të popullit dhe kombit kinez. Një Kinë që zbaton parimin e zhvillimit paqësor dhe të bashkëpunimit me fitim të ndërsjellë, do të lëshojë më shumë dritë për paqen dhe zhvillimin e botës!

Mrekulli
Lajmet Kryesore