2019-10-01 21:04:41 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të martën në mbrëmje u organizua në Pekin një mbrëmje artistike në kuadrin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Mbrëmja përbëhej nga shfaqje artistike, performanca festive të masave popullore dhe hedhje fishekzjarrësh.
Pjesëmarrësit mbanin në duar ekrane elektronike, në të cilat paraqiteshin me teknologji të lartë transformimi dhe zhvillimi i vendit në shtatë dekadat e fundit. Banorët e kombësive të ndryshme interpretuan valle karakteristike.
Ndërkohë, grupe fishekzjarrësh shumëngjyrësh u lëshuan në ajër në përputhje me performancat e njerëzve në tokë.