Video - RPK-ja feston 70-vjetorin e krijimit

2019-10-01 16:45:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kina hyri në epokën e re të zhvillimit. Ndikimi i Kinës është aq i thellë dhe ndryshe nga e kaluara, edhe fokusimi i botës për Kinën nuk ishte kaq i lartë sa sot. Paraditen e 1 tetorit u zhvillua në sheshin Tian'anmen një miting i madh solemn me rastin e 70-vjetorit të krijimit të RPK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së, kryetari i Shtetit të Kinës njëherësh kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm dhe kaloi në revistë forcat e ushtrisë. Ai theksoi se gjatë 70 vjetëve të kaluara, populli kinez luftoi i bashkuar dhe ka bërë përpjekje të paepura, duke arritur rezultate të pasura. Sot nuk ka asnjë forcë të jashtme që mund të tundi pozicionin e Kinës, e as të pengojë hapat e përparimit të kombit kinez.

Në orën 10 të paradites nisi mitingu i madh kremtues solemn me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës. Në shenjë nderimi, 70 të shtëna topash jehuan në qiell, mijëra përfaqësues të qarqeve të ndryshme të Kinës kënduan himnin kombëtar, flamuri i kuq me yje pesëcepëshe ngrihet gradualisht dhe valëvitet mbi sheshin Tian'anmen.

Xi Jinping dhe udhëheqësit e tjerë të Partisë dhe të shtetit u ngjitën në tribunën e Sheshit Tian'anmen, së bashku me përfaqësuesit e qarqeve të ndryshme të Kinës dhe bijtë e bijat e kombit kinez të festojnë 70-vjetorin e krijimit të RPK-së.

Gjatë 70 vjetëve, Partia Komuniste e Kinës bashkohet me banorët e kombësive të ndryshme duke krijuar shumë magji kineze që ka tërhequr vëmendjen e botës: nga një vend i varfër në fillim të krijimit u bë ekonomia e dytë më e madhe në botë, motori i parë i rritjes ekonomike botërore, mbi 700 milionë veta dolën nga varfëria, duke kontribuuar mbi 70% të misionit të uljes së varfërisë njerëzore, duke u bërë vendi i parë në botë për uljen e numrit të të varfërve. Kina po shkon dita-ditës në qendër të arenës ndërkombëtare.

Presidenti Xi vuri në dukje se themelimi i Republikës Popullore të Kinës ndryshoi rrënjësisht fatin tragjik të varfërisë e të dobësisë të Kinës dhe kombi kinez nisi të ecë në rrugën e rilindjes së madhe. Gjatë 70 vjetëve, banorët e kombësive të ndryshme të Kinës kanë bërë përpjekje të pashoqe, duke arritur suksese të mëdha që kanë tërhequr vëmendjen e botës.

"Gjatë 70 vjetëve, banorët e të gjitha kombësive kanë luftuar së bashku, duke arritur rezultate të pasura. Sot, Kina socialiste është një vend i fuqishëm në lindje të globit dhe nuk ka asnjë forcë që mund ta lëkundë statusin e Kinës apo të pengojë hapat e përparimit të popullit e kombit kinez."

Xi Jinping thekoi se Kina do t'i përmbahet udhëheqjes së PKK-së, do të mbështesë statusin kryesor të popullit dhe rrugën e socializmit me karakteristika kineze, duke zbatuar plotësisht teorinë, linjën dhe strategjinë bazë të PKK-së, për të përmbushur dëshirën e popullit për një jetë më të mirë dhe për të realizuar projekte të reja madhështore historike.

" Në rrugën e përparimit, ne duhet të këmbëngulin në parimin "bashkimi paqësor" dhe politikën "Një vend, dy sisteme" për të mbrojtur lulëzimin dhe stabilitetin afatgjatë të Hong-Kongut dhe të Makaos si dhe për të nxitur zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis ngushticës së Tajvanit. Në rrugën e përparimit, ne do të këmbëngulim në rrugën e zhvillimit paqësor, do të përqendrohemi në strategjinë e hapjes dhe të përfitimeve të ndërsjella e do të vazhdojmë të nxisin bashkë me popujt e tjerë ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit."

Xi theksoi se Ushtria Çlirimtare Popullore dhe forcat e armatosura policore popullore duhet të ruajnë gjithmonë thelbin, duke vendosur popullin në qendër, të respektojnë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë, interesat e zhvillimit dhe të respektojnë paqen e botës. Në fjalimin e tij, presidenti Xi bëri thirrje që i gjithë populli të bashkohet për realizimin e përtëritjes së madhe kombëtare.

"E djeshmja e Kinës shkroi historinë e njerëzimit, e sotmja e Kinës po krijohet nga populli kinez dhe e nesërmja e Kinës do të jetë më e mirë. E gjithë partia, vendi dhe popullit kinez të bashkohen dhe të vazhdojnë të konsolidojnë e zhvillojnë mirë vendin si dhe të bëjnë përpjekje për realizimin e objektivit të "Dy 100-vjeçarëve", dhe të ëndrrës kineze për përtëritjen e madhe të kombit kinez."

Si një formë e shprehjes së fuqisë së vendit, parada e çdo here me rastin e ditës kombëtare është një inspektim për forcën e përgjithshme të ushtrisë popullore. Në mitingun e festimit solemn u zhvillua edhe parada e madhe, kjo është edhe shfaqja kolektive e parë pas reformës së ushtrisë kineze.

Kjo është parada më e madhe ushtarake e viteve të fundit, pasi në të morën pjesë afro 15 mijë veta, mbi 160 avionë të llojeve të ndryshme dhe 580 pajisje të ndryshme. Si më e shquara, ajo demonstroi në mënyrë gjithëpërfshirëse ndryshimin kolosal të Kinës në ngritjen e nivelit të zhvillimit të industrisë tekniko-shkencore të ushtarake dhe të trupave gjatë 70 viteve të fundit. Pas paradës u zhvillua dhe mitingu i masave popullore ku morën pjesë mbi 100 mijë veta për të shprehur urime dhe dashamirësinë e tyre për atdheun. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore