2019-10-01 10:31:19 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të martën, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh në Pekin se sot Kina socialiste është një vend i fuqishëm në Lindje të globit dhe nuk ka asnjë forcë që mund ta lëkundë statusin e Kinës dhe që mund të pengojë hapat e përparimit të popullit e të kombit kinez.
Xi Jinping-u vuri në dukje se themelimi i Republikës Popullore të Kinës ndryshoi rrënjësisht fatin tragjik të varfërisë e të dobësisë të Kinës dhe kombi kinez filloi të ecë në rrugën e rilindjes së madhe. Gjatë 70 vjetëve, populli kinez i kombësive të ndryshme ka bërë përpjekje të palodhshme, duke pasur suksese të mëdha që kanë tërhequr vëmendjen e botës.