Kinë, rritet 3% tregtia e shërbimeve në 8 muajt e parë

2019-09-30 09:03:42 CRI Komenti juaj Printoni

Tregtia e shërbimeve e Kinës arriti në 3.6 trilionë juanë ose rreth 500 miliardë dollarë amerikanë, në tetë muajt e parë të vitit 2019, një rritje 3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në gusht, eksporti i shërbimeve u rrit 11.5%, një rritje më e shpejtë në krahasim me shtatë muajt e kaluar.

Ndërsa, deficiti i tregtisë së shërbimeve ishte 1 trilion juanë në tetë muajt e parë.

Tregtia e shërbimeve me njohuri të lartë arriti në 1.2 trilionë juanë, një rritje afro 11%. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore